Ministri Poposki në takim me kolegun grek

Në takimin e Këshillit Veriatlantik të NATO-s, është paraparë që ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki të takohet me kolegun e tij grek Stavros Dimas.

Në takimin në Bruksel është paralajmëruar pjesëmarrja e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Aleancës, vendeve kontribuese në misionin ISAF, të ministrave të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes të Afganistanit, si dhe të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Ketrin Eshton.

Ministrat me siguri do të këmbejnë mendime për rolin e NATO-s në fazën e fundit të periudhës së transicionit dhe pas-transicionit në Afganistan. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button