Bizare: Mjekët vrisnin foshnje

Hulumtuesit në Pjatogorsk ngritën hetim për gjoja vrasje të foshnjeve që i kanë bërë mjekët lokalë. Gratë shtatëzëna të cilat nuk kanë dashur të japin 500 euro rryshfet mjekëve kanë mbetur pa foshnjet e tyre të palinduara.

Sipas gazetës “Izvestia” personeli i klinikës akusherike ka marrë rryshfet nga gratë shtatëzëna  ndërsa shtatë gra të cilat refuzuan të japin rryshfet i humbën frytet e tyre nga barnat të cilat i dhanë mjekët.

Mjekët i mohuan këto pohime, si dhe atë se kërkuan para nga nënat, ndërsa gazetarët e “Lajf luz” mbetën në pohimet e tyre, duke theksuar se janë të gatshëm t’i ndihmojnë autoriteteve që rasti detajisht të hulumtohet. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button