Vazhdon marrja në pyetje e të arrestuarve për dhunën në Parlament

 Në Gjykatën penale ende zgjatë marrja në pyetje e rreth njëzet të arrestuarve, nga gjithsej 36 personave të cilët Prokuroria Themelore Publike i përndjek për “rrezik terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese”, në lidhje me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, transmeton MIA.

Pasdite në Gjykatë pa pranga në duar, vullnetarisht arriti Bogdan Ilievski, nga nisma qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”.

Paraprakisht në mëngjes, me urdhër të PTHP-së janë arrestuar ish-ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, deputetët Kërste Mukovski dhe Zhaklina Stefanovska, aktori Vllado Jovanovski dhe Goran Angellov – Qoseto nga Velesi.

Чавков во суд

Siç është theksuar në kumtesën nga Prokuroria, pas shqyrtimit dhe analizës të provave të mbledhura materiale, Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit solli Urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër 36 personave për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale Rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë nga neni 313 i Kodit Penal.

Апсења

Mitko Çavkov gjatë ngjarjeve në prill ka udhëhequr me shtabin operues të MPB-së. Nga strukturat më të ulëta nga MPJ-ja ai u përmend se dy orë nuk i ka dhënë urdhër për veprim policisë, me çka i ka vënë në rrezik jetët e deputetëve dhe gazetarëve.

Burimet gjyqësore theksojnë se është e nevojshme të kryhet marrja në pyetje e të gjithë 36 personave që të kumtohen masat e mëtutjeshme, por nëse të gjithë 36 personat nuk dalin para gjykatës atëherë autoritetet gjyqësore do të vendosin si do të vendosin në lidhje me përcaktimin e masave të mëtutjeshme.

Për veprën për të cilën ndiqen, janë paraparë të paktën dhjetë vite burg.

Pas thirrjes së liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, pasdite para Gjykatës Penale filloi protestë. Atje janë mbledhur rreth 150 persona, të cilët protestojnë qetë, duke brohoritur “Maqedoni, Maqedoni” dhe “Liri, liri” dhe kërkojnë që gjykata t’i lirojë të arrestuarit.

Komunikacioni në bulevardin para gjykatës është i bllokuar, ndërsa hapësira sigurohet nga policia.

Ka pasur incidente të vogla me ekipet e gazetarëve. Automjeti i Kanal 5 derisa po tentonte të depërtojë përmes protestuesve, ishte goditur nga ana e tyre. Gjithashtu një gazetar i Makfaks ishte penguar të incizojë nga ana e disa nga pjesëmarrësit në protestë.

Përveç Gruevskit, në protestë morën pjesë sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Kristijan Mickovski, ish kryetari i Aerodromit Ivica Konevski, lideri i GROM-it Stevço Jakimovski, Sonja Tarçullovska, bashkëshortja e deputetit Johan Tarçullovski, aktori Toni Mihajllovski dhe ish drejtori i Arkivit të Maqedonisë, Filip Petrovski. f

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button