Çeki, kryeministri kërcënon për zgjedhje të parakohshme

PRAGË- Kryeministri çek i qendrës së djathtë, Petr Necas kërcënon për zgjedhje të parakohshme legjislative, pas ndarjes brenda një partie të koalicionit trepalësh në fuqi.

“Kabineti mund të vazhdojë të punojë vetëm nëse përmbush angazhimet e tij politike, që do të thotë, nëse ka një shumicë të sigurtë”, deklaroi kryeministri Necas, pasi partia e qendrës së “Punëve Publike” u shkri në dy pjesë të martën.

“Në qoftë se unë nuk kam deri të hënën asnjë informacion të qartë, ku thuhet se qeveria disponon një shumicë të qartë, rezultati i dukshëm janë zgjedhjet e parakohëshme”, theksoi ai, duke shtuar se një votim i tillë mund të zhvillohet në qershor.

Në fuqi, që nga mesi i vitit 2010, qeveria e formuar nga “Partia Demokratike Qytetare” e kryeministrit Necas, partia “TOP 09” e djathtë e kreut të diplomacisë, Karel Schwarzenberg dhe ata të qendrës së partisë së “Punëve Publike”, kishin një shumicë prej 118 nga 200 vende në parlament. /reuters

Lajme të ngjashme

Back to top button