Struga Trim Lum fituese e kupës Pavarësia 2017

Ekipi futbollistik Struga Trim Lum është fituese e edicionit 2017 të Kupës Pavarësia. Skuadra shqiptare që garon në Ligën e Dytë të Maqedonisë triumfoi përballë ekipit Otrant nga Ulqini në finalen e dy klubeve që u paraqitën në turne si më pak favoritët. Finalja u mbyll në barazim pa gola, ndërsa Struga fitoi 4:1 pas ekzekutimit të penalltive.

Struga nuk zhgënjeu në pjesëmarrjen e parë në Kupën Pavarësia, pasi zëvendësoi Shkëndijën e Tetovës, që u detyrua të tërhiqet prej faktit që është në pozita shumë të mira në garën për titullin në kampionat.

Ekipi i vendlindjes së Nijas Lenës, një prej “yjeve” të kampionatit shqiptar mundi KF Tiranën 1:0, ndërsa Otrant fitoi 2:1 me Lirinë e Prizrenit. Edhe pse luajti në inferioritet numerik në pjesën më të madhe të finales 45-minutëshe, ekipi strugan arriti të mos pësonte gol, ndërsa kundërshtarët nga Ulqini kishin dy shanse shumë të mira për të shënuar.

Pas penalltive (4:1 ), Struga Trim Lum u shpall fituese e trofeut Pavarësia. Liria ishte ekipi më “Fair Play” i turneut, ndërsa Altin Lloga i Strugës u shpall “Lojtari më i Mirë”. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button