LSDM: Duhet të ketë përgjegjësi për të gjithë pjesëmarrësit në dhunën e 27 prillit

Maqedonia është shtet demokratik, me institucione të cilat kanë obligim para qytetarëve dhe Kushtetutës të veprojnë sipas procedurave ligjore, për zgjidhje të përhershme të ndodhive të 27 prillit dhe për të sjellur përgjegjësi institucionale për të gjthë të involvuarit, kështu reagojnë nga Lidhja Social Demokrate nëpërmjet një kumtese në lidhje me arrstimin e sotëm, njofton Portalb.mk.

“Dhuna e 27 prillit ishte sulm ndaj demokracisë në Republikën e Maqedonisë, ndaj rendit kushtetues, tentim për rrezikuar jetën e deputetëve, dhe me atë edhe sulm ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Institucionet kanë kredibilitet dhe detyrim që ta zbardhin rastin, përshkak të nevojës për të vendosur drejtësi dhe qeverisje të së drejtës në Republikën e Maqedonisë, që raste të tilla mos të përsëriten”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button