FOTO GALERI nga arrestimet e sotme për sulmet e 27-prillit

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar paraburgim për të gjithë 36 personat e arrestuar të akuzuar për sulmin në Kuvend me 27 prill të këtij viti, mes të cilëve është edhe ish-drejtori i Byros për Siguri Publike, Mitko Çavkov nga VMRO-DPMNE-ja, njofton Portalb.mk.

Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka dhënë urdhër për nisjen e procedurës hetimore kundër 36 personave për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale, “kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese nga neni 313” lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Sot në mëngjes MPB e ka arrestuar ish ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, si dhe aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov – Qoseto nga Velesi, deputetja Zhaklina Stefanovska, deputeti Kërsto Mukoski, ish drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sashe Stefanovski, deputeti Luben Arnaudov nga Ohri, ish drejtori i Operas dhe Baletit, Igor Durullovski dhe të tjerë, ndërjaq jo-zyrtarisht po kërkohen për t’u arrestuar udhëheqësi i protestave Bogdan Ilievski dhe deputetët, Johan Tarçullovski dhe Sashe Vasilevski.

Më poshtë ju sjellim edhe galerinë me fotografi të Agjencisë së Lajme të Maqedonisë nga arrestimet e sotme.

1

2

3

4

5

betmen-vo-sud, Bogdan Ilievski

Ndryshe, në lidhje me arrestimet e sotme, VMRO-DPMNE-ja ka mbajtur prostesta para Gjykatës Themelore në Shkup.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button