Në Samitin 16+1 janë arritur shtatë marrëveshje për tregti me kompani kineze

Janë arritur shtatë marrëveshje për tregti të kompanive nga Maqedonia me ato nga Kina në takimet B2B në kuadër të Forumit ekonomik dhe tregtar në Samitin e 6-të të shefave të qeverive të Kinës dhe 16 vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore (EQJ).

Nga LOE informojnë se kompanitë, që i lidhën marrëveshjet si rezultat i rrjetëzimit konkret, janë nga bujqësia, ndërtimtaria, industria automobilistike, projektimi dhe planifikimi.

“Marrëveshjet nënkuptojnë promovim, avancim dhe përforcim të bashkëpunimit bilateral afarist. Për herë të parë i tërë forumi afarist ishte realizuar përmes takimeve të kontraktuara të kompanive nga RP e Kinës dhe 16 vendeve nga EQJ. Si rezultat i katër muajve të mundimshëm punë gjatë periudhës së kaluar, marrëveshjet janë kurorëzim i bashkëpunimit të realizuar. Na vijon projekt i madh për bashkëpunim ekonomik me RP të Kinës dhe vendeve nga EQJ me fokus në zbatimin e teknologjive të larta në disa sektorë si TIK, bujqësi, shëndetësi, mjedis jetësor”, deklaroi Arsovska dhe shtoi se prej javës së ardhshme pritet të fillojë realizimi i marrëveshjeve me qëllim konkret të rritjes së bashkëpunimit.

Krahas tregtisë priten që investimet e drejtpërdrejta të jenë forcë kryesore shtytëse e bashkëpunimit ekonomik mes RP të Kinës dhe vendeve nga EQJ. Në vitin 2016 lidhur me këmbimin e përgjithshëm të jashtëm tregtar, RP e Kinës është partnerja e shtatë tregtare e RM-së. Këmbimi i përgjithshëm tregtar vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare statistikore ka paraqitur 469 milionë dollarë. Me këtë rast, është realizuar eksport në vlerë prej 47,8 milionë dollarë, ndërsa importi prej 421,2 milionë dollarësh amerikanë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button