Barcelona mundet nga Chelsea

Takimi i parë mes Barcelonës dhe Çelsit në kuadër të gjysmë finales së Ligës së Kampioneve është mbyllur me rezultat 1 me 0. Katalanasit e kanë patur shumë të vështirë ndeshjen e parë të luajtur në Angli përballë Çelsit.

Didier Drogba në minutën e fundit të pjesës së parë arriti të shënonte golin i cili ishte përfundimtar duke çuar anglezët në dhomat e zhveshjes me avantazhin mbi supe. Ndërkaq në pjesën e dytë, nuk do të mungonin rastet për të dyja skuadrat dhe në minutën e 71 u ndëshkua me karton të verdhë Rodriguez.

Pesë minuta më pas ndëshkohet me karton të verdhë edhe Busquets dhe katër minuta përpara fundit një karton nxirret nga gjyqtari edhe për Drogba./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button