Poposki merr pjesë në takimin e Këshillit të NATO-s

Nesër, më 19 prill, Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të NATO-s në Bruksel, kushtuar misionit ISAF.

Në këtë takim është paralajmëruar pjesëmarrja e shefave të diplomacive të vendeve anëtare të NATO-s, të vendeve kontribuuese në misionin ISAF, të ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes së Afganistanit dhe të Cathrine Ashton, përfaqësueses së lartë të BE-së.

Në këtë takim ministrat do të shkëmbejnë mendime në lidhje me rolin e misionit të NATO-s në Afganistan, me theks të veçantë në Planin strategjik të Aleancës për Afganistanin./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button