Xhaferi kërkon respektimin e procedurave në çështjen e ndalimit të deputetëve (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, reagon sa i përket arrestimit të  deputeteve. Ai nuk komenton vendimet e Prokurorisë, por kërkon që të respektohen procedurat.

“Duke mos i pasur të gjitha informatat e kompletuara deri në këtë moment për faktin që ndodhia është aktualisht duke u zbatuar. Mendoj që kompetencat e Prokurorisë janë të padiskutueshme në kuptimin e asaj çka është ndarja e pushteteve  sipas kushtetutës. Mirëpo mendoj që në kontekst të nenit 64 të kushtetutës dhe në lidhje me nenin 53 deri 59 të Rregullores së punës së Parlamentit mendoj se ka pengesë në zbatimin e procedurave të duhura në kuptimin e aspektit procedural të informimit të ndërsjellët të institucioneve përkatëse për faktin që sipas nenit 64 në kushtetutës deputeti nuk mund të jetë i privuar nga liria pa vendim të gjyqit, gjegjësisht nuk mund të privohet nga liria pa marrë lejen e Parlamentit. Këto janë çështjet diskutabile rreth rregullativave kushtetuese dhe ligji gjegjësisht i rregullores së punës dhe s’do mend që kjo procedurë do merr rrugën e vetë siç duhet”, tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

LEXO: Çka parashikon Rregullorja e Kuvendit në rast të arrestimit të deputetit?

LEXO: Deputetët e arrestuar nuk i mbron as imuniteti i deputetit, ja pse

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button