Çka parashikon Rregullorja e Kuvendit në rast të arrestimit të deputetit?

arrestimet e sotme të një pjese të pjesëmarrësve në trazirat në Kuvendin e RM-së më 27 prill të këtij viti, ka edhe disa deputetë, të cilët në pajtim me Ligjin për deputetë dhe rregulloren për punë të Kuvendit, në këtë fazë nga procedura mund të jenë vetëm të arrestuar. Për çdo hap të mëtejmë të Prokurorisë Themelore Publike, e cila, siç tashmë MIA ka publikuar, ndiqen për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, në rast se deputetët do të duhet të konsultohet me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi, dhe Komisionin për çështje të rregullores dhe të mandatit edhe imuniteteve, që do të duhet të vendosë për marrje eventuale të imunitetit të deputetit.

Në pajtim me Rregulloren, deputeti gëzon imunitetet nga dita e verifikimit të mandatit deri në përfundimin e tij. Sipas nenit 53 nga Rregullorja për punën e Parlamentit, kërkesa për miratim të paraburgimit deputetit, organi kompetent e parashtron deri te kryetari i Kuvendit.

Njoftimin se deputeti është arrestuar sepse është kapur në kryerje të veprës penale për të cilën është paraparë dënim me burg në kohëzgjatje prej të paktën pesë vjetëve, organi kompetent e parashtron deri te kryetari i Kuvendit.

Organi kompetent e njofton kryetarin e Kuvendit për paraburgimin e deputetit edhe në rast kur ai nuk i referohet imunitetit.

Kryetari i Kuvendit, kërkesën për miratim të paraburgimit, gjegjësisht njoftimin se deputeti është arrestuar menjëherë e dorëzon deri te Komisioni për çështje të rregullores dhe të mandateve edhe imuniteteve.

Kryetari i këtij Komisioni për këtë përbërje të Parlamentit është deputeti i LSDM-së, Pavle Bogoevski, zëvendësi i tij është kolegu i partisë së tij, Petre Anatastasovsku, ndërsa anëtarë Miroslav Jovanoviq, Aleksandar Kicarovski, Sashko Kosotv, Agim Shaqiri, Trajko Veljanovsk, Johan Tarçullovski, Kërsto Mukovski dhe Boris Zmejovski. Zëvendësanëtarë janë Goran Miskovski, Hari Lokvenec, Sashko Atansov, Mirsada Emini – Asani, Vladimir Gjorçev, Nevanka Stamenkovska, Nikolla Popovski dhe Zoran Gjeorgjievski.

Komisioni, sipas Rregullores, është i obliguar ta shqyrtojë kërkesën, gjegjësisht njoftimin dhe në afat prej dy ditëve ta dorëzojë raportin deri te kryetari i Kuvendit. Për seancën e Komisionit njoftohet edhe deputeti të cilit i dedikohet kërkesa.

Në bazë të raportit të Komisionit për çështje të rregulloreve dhe të mandatit dhe imunitetit, Kuvendi më vonë në afat prej tre ditëve nga marrja e kërkesës për paraburgim të deputetit, vendos për kërkesën.

Pas njoftimit për arrestim të deputetit, i cili nuk i është referuar imunitetet, Kuvendi mund të vendosë të zbatohet imuniteti ndaj deputetit, nëse kjo i nevojitet për ushtrimin e funksionit deputet.

Deputetit i ndërpritet mandati ose mund t’i merret mandati vetëm në rastet dhe në mënyrat e konfirmuara me Kushtetutë, ligj dhe rregullore.

Sipas nenit 58 nga Rregullorja, për deputetin e dënuar për vepër penale për të cilin është paraparë dënim me burg në kohëzgjatje prej të paktën pesë vjetëve, njoftimi deri te kryetari i Kuvendit e dorëzon gjykata e cila e ka shqiptuar dënimin. Kryetari i këtë njoftim menjëherë e dorëzon deri te deputetët.

Deputetit, i cili është i dënuar për vepër penale për të të cilin është paraparë dënim me burg në kohëzgjatje prej të paktën pesë vjetëve, i ndërpritet mandati. Kuvendi në seancën e parë të ardhshme konstaton se deputetit i ndërpritet mandati në ditën kur është dënuar dhe për këtë e njofton.

Për deputetin e dënuar për vepër penale apo vepër tjetër ndëshkuese që e bën të pa denje për ushtrimin e funksionit të deputetit, njoftim deri te kryetari i Kuvendit e dorëzon gjykata e cila e shqipton dënimin.

Kryetari njoftimin menjëherë e dorëzon deri te Komisioni për çështje të rregulloreve dhe të mandatit edhe deputetëve.

Propozim për marrjen e mandatit të deputetit parashtron Komisioni për çështje të rregulloreve dhe të mandatit edhe imunitare, në afat prej 15-të ditëve nga dita e marrjes së njoftimit nga kryetrari i Kuvendit.

Debati mund të përfundojë me sjellje të vendimit për marrjen e mandatit të deputetit apo me konkluzion se nuk ka elemente për marrjen e mandatit të deputetit.

MIA përkujton se më 27 prill të këtij vitit në Parlamentin e Maqedonisë kishte goditje të dhunshme prej një grupi të organizuar njerëzish, të cilët tentuan të përplasen me deputetët e shumicës së re parlamentare. Policia dy orë të tëra nuk reagoi në agresionin në të cilin u shuluam dhe lënduan kryeministri Zoran Zaev, lideri i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela dhe disa deputetë të LSDM-së. Për hyrjen e grupit në Parlament u përmendën deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët sot janë pjesë e të arrestuarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button