BE në qershor do të diskutojë për destabilizimin e mundshëm në Maqedoni

Sinjale të këtilla kanë marrë qeverisësit maqedonas nga përfaqësuesit e BE-së në vend, pasi ditët e kaluara me mesazh të ngjashëm dolën edhe Komisari për zgjerim Shtefan Fyle dhe kryeministri çek Petr Neças. Burimet diplomatike thonë se në Bashkimin Evropian ekziston shqetësim nga ngjarjet e fundit në Maqedoni. Brukseli është i mendimit se tensionet e shkaktuara pas vrasjes janë të rrezikshme për euro-integrimet e Maqedonisë dhe për këtë arsye qeveria patjetër duhet urgjentisht ta qetësojë gjendjen e tensionuar, e cila lehtë mund t’i prish marrëdhëniet e brishta ndëretnike. Një mesazh i ngjashëm pritet të jep Komisari Shtefan Fyle gjatë vizitës në Shkup, e cila është caktuar për 7 maj.

Ndërkaq, ekspertët janë të ndarë rreth atë se a është e arsyeshme që BE-ja vrasjen e pesë personave menjëherë e lidh me destabilizimin e mundshëm. Për njërit kjo është shumë reale, përderisa të tjerët kërkojnë nga BE-ja që të sillet njësoj si kur ishin edhe vende të tjera të prekura nga tragjedi të njëjta.

Profesori Mersell Bilalli konsideron se në mbledhjen e Këshillit, përveç vërejtjeve që përsëriten çdo vit, BE theksin do ta vë te marrëdhëniet ndëretnike. 
“Pres kthese serioze në politikën e Gruevskit dhe Ahmetit, përndryshe situata mundet vazhdimisht të del nga kontrolli. Mjafton dhe një incident dhe situata të bëhet kaos. Prandaj është i nevojshëm intenzivimi i dialogut politik për të cilin Brukseli vazhdimisht insiston “ tha Bilalli. Sipas tij, vite me radhë potencojmë rrugën e gabuar “po ata që janë në pushtet jetojnë jashtë realitetit të rrethuar me servilë të cilët u ofrojnë një fotografi që i kënaq rrejshëm ata” thekson profesori universitar.

Në mbledhjen e Këshillit evropian, me të cilin do të vendoset fundi i presidencës daneze  duhet të dihet a do ta respektojë Këshilli mesazhin që e dha Komisioni se shteti duhet të fitojë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Llazar Llazarov, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin FON, konsideron se shqetësimi i BE-së për gjendjen në vend është absolutisht e arsyeshme dhe se gjërat mund të ndryshohen nëse merret vendim për fillimin e negociatave. 

“Ata janë të vetëdijshëm se është i mundur destabilizimi i Maqedonisë dhe prandaj me të gjitha forcat do të bëjnë thirrje për qetësimin e situatës dhe për dialog më intensiv politik. Megjithatë parandalimi më i madh është nëse BE-ja merr vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim “ sqaron Llazarov.

“Bashkimi Evropian nuk është i gatshëm për të folur në lidhje me zgjerimin në vendet ku ekzistojnë problem të shtetësisë dhe të sigurisë. Prandaj përparimi jonë në rrugën drejt BE-së përkundër mungesës së reformave të ndërmarra nga Qeveria, është i kërcënuar  në mënyrë plotësuese nga kriza e stabilitetit të brendshëm. Çfarë mund të këshillohen në këtë situatë është që të lihen emocionet mënjanë dhe të sundojë racionaliteti” tha Andreja Stojkovski nga Qendra Maqedonase për Arsimim Evropian. Ai shtoi se Qeveria ka udhëhequr politikë të keqe gjatë gjitha këtyre 6 viteve dhe efektet e saja negative më në fund janë të dukshme. 

“Sukseset sportive të disa prej ekipeve tona kombëtare për kishin për qëllim plotësimin e nevojës për të gjetur rrënjët e lashta të identitetit të maqedonasve. Nëse kësaj ia shtojmë dhe gjendjen e dëshpërimit, situatën e përgjithshme të pashpresë dhe popullin e përçarë në të gjitha bazat është e qartë se pse ne jemi në këtë situatë” tha Stojkovski.

Ekspertët e ngjarjeve politike paralajmërojnë se nuk është hera e parë në Maqedoni të ndodhin incidente dhe prishje të marrëdhënieve ndëretnike në periudhë kur presim sinjale pozitive nga Brukseli. Kështu ishte në vitin 2008 gjatë zgjedhjeve kur Maqedonia priste rekomandim për negociata dhe ndodhën disa incidente. E njëjtë është situata edhe tani, në pritje të ardhjes së Fyles, i cili duhet shikojë sa ka punuar qeveria nga qëllimet e dhëna në kuadër të dialogut paraaderues në nivel të lartë. 

Ish zv.kryeministri për evro-integrime Ivica Bocevski nuk pajtohet me deklaratat e politikanëve të jashtëm në të cilat ata thonë se ngjarjet e fundit mund të jenë pengesë për euro-integrimin e Maqedonisë. Sipas tij, është  e papranueshme që vrasjet të vihen në kontekst politike dhe ndëretnik.

“Deklaratat e tilla janë të turpshme. Maqedonia meriton solidaritet të ngjashëm siç mori Norvegjia pas masakrit të cilin e bëri Brejvik. Është e turpshme që kjo të vihet në konotacion politikë, ndëretnik dhe çfarëdo tjetër, përveç si akti kriminel të barbarëve dhe psikopatëve “ konsideron Bocevski./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button