Katica Janeva e merr çmimin “Kryeprokurorja më e mirë e Ballkanit”

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanit (IFIMES) kryeprokurores së Prokurorisë Speciale Publike të Republikës së Maqedonisë, Katica Janeva ia ndau mirënjohjen e lartë “Kryeprokurorja më e mirë e Ballkanit”, njëherit, Prokurorisë Speciale Publike të Republikës së Maqedonisë (PSP) ia ndau mirënjohjen e lartë “Prokuroria më e mirë e Ballkanit”.

Mirënjohja e lartë “Personaliteti botëror i dekadës në fushën e jurisprudencës” Instituti ia ndau edhe kryeprokurorit  të Gjykatës ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) baronit Serzh Bramerc, ndërkaq Prokurorisë (ICTY) i është ndarë mirënjohja e lartë për kontribut të jashtëzakonshëm ndaj të së vërtetës, drejtësisë dhe pajtimit.

Mirënjohjet i dorëzoi nënkryetari i Bordit këshilldhënës të Institutit ndërkombëtar IFIMES prof.dr. Ernest Petriç, ish-kryetar i Gjykatës kushtetuese të Republikës së Sllovenisë, i cili është anëtar aktual i Komisionit ndërkombëtar juridik të Kombeve të Bashkuara dhe ish-kryetar i tij.

Petriç e theksoi rëndësinë e stabilizimit të situatës në Republikën e Maqedonisë, sepse përforcimi i demokracisë, përforcimi i institucioneve të shtetit juridik dhe zhvillimi i bashkëjetesës dhe dallimeve kontribuon për vendosjen e stabilitetit dhe paqes në rajon. Me këtë rast, me rëndësi të jashtëzakonshme janë formimi dhe puna e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe puna e Prokurores speciale publike Katica Janeva, të cilët, me punën e vet të deritanishme, e arsyetuan formimin e vet. Puna e PSP-së po ndiqet me vëmendje të madhe në Maqedoni, në rajon, por edhe më gjerë, sepse suksesi i punës së PSP-së nuk do të jetë vetëm sukses i Maqedonisë por do të jetë sukses i tërë rajonit.

Për punën e Janevës drejtori i Institutit, doc.Dr. Zijad Beqiroviq, mes të tjerash, theksoi se Prokuroria Speciale Publike (PSP) e RM-së po përballet me vepra penale të cilat janë pasojë e “shtetit të vjedhur” dhe demokracisë, përkatësisht, me tërë atë që po ndodh në një shtet kur bartësit e funksioneve publike i kanë keqpërdorur institucionet e sistemit për shkak të disa qëllimeve të veta. Edhe krahas të gjithës, ekzistojnë individë, të cilët me punën e vet u bënë inspirim dhe shembull për shumicën.

Prokurorja Katica Janeva, në emër të vet dhe në emër të të punësuarve në PSP, u falënderua për mirënjohjen dhe theksoi se, krahas mbështetjes së përditshme nga qytetarët e Maqedonisë, kjo mirënjohje për të do të jetë stimulim dhe inkurajim shtesë për punën e ardhshme.

“Na pret edhe shumë punë, të gjithë të punësuarit, të vetëdijshëm e pranuam këtë punë mjaft komplekse. Mirënjohja u takon të gjithë të punësuarve, por edhe qytetarëve të Maqedonisë, të cilët i inicuan ndryshimet demorkatike. Çelës i atyre ndryshimeve është përforcimi dhe zhvillimi i institucioneve të shtetit juridik. Qytetarët kërkojnë siguri dhe mbrojtje juridike. Pikërisht me veprimin tonë, krahas procesuimit të përgjegjësve për veprat e ndryshme penale, që janë kryer në bazë të përgjimit të paligjshëm të qytetarëve, është ta kthejmë besimin e qytetarëve në shtetin juridik. Gjatë krijimit të besimit të qytetarëve nevojitet bashkëveprimi i aktorëve të shumtë në shoqëri, sepse shoqëria është dukuri komplekse dhe secili kub në një mozaik të tillë, ka dhe i jep kuptim. U obliguam se do t’i respektojmë standardet e larta juridike dhe se nëpër proceset të cilat i zhvillojmë, do të vijë deri te sanksionimi i përgjegjësve për veprat e kryera penale dhe se në mënyrë të tillë do ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit juridik. Sinqerisht shpresoj se procesi i integrimeve euroatlantike do t’i sjellë vetëm të mira rajonit. Dëshirojmë qytetarët e Maqedonisë të jenë krenarë me shtetin e tyre, i cili vendosi t’i kundërvihet krimit të organizuar dhe korrupsionit”, deklaroi Janeva.

Petriç dhe Beqiroviq, duke folur për rolin dhe rëndësinë e Prokurorisë ICTS dhe prokurorin e saj kryesor Serzh Bramerc, theksuan se me punën e deritanishme e arsyetuan formimin e Gjykatës ndërkombëtare penale, e cila përmes punës së vet dha kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e së drejtës ndërkombëtare, posaçërisht të drejtës penale ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button