Sa kushton një VIP me qira?

Për të parë një super yll, nuk është më e nevojshme që të shkosh në Hollywood. Ata mund t’i takosh edhe… në sallonin tënd, mjafton të kesh para!

Sipas Mike Estrerman, agjenti i shumë VIP-ave, i cili foli për Yahoo, yjet më të kushtueshëm janë Lady GaGa dhe Metallica, të cilët kërkojnë 2 milionë, përkatësisht 1.5 milionë dollarë (nuk përfshihen shpenzimet e fluturimit, të hotelit, transportit dhe ushqimit) që të mbërrijnë në sallonin tuaj. Ndërkohë, Charley Sean pranon t’ju vizitojë nëse e paguani 250 mijë dollarë, ndërsa Kim Kardashian vjen edhe me 125 mijë./koha.net

Ndërkohë çmimin më të lirë i kanë vënë vetes modelet e Playboy, të cilat mund të vijnë tek ju vetëm për 1.500 dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button