Deputetët e arrestuar nuk i mbron as imuniteti i deputetit, ja pse

Për arrestimet që u bënë sot nga Gjykata e Shkupit nuk është kërkuar marrje e imunitetit, por meqë deputetët akuzohen në bazë të veprës penale “kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese” të Nenit 313 të Kodit Penal me anë të së cilit parashihet burg në kohëzgjatje prej dhjetë vjet, nuk i mbron as imuniteti i deputetit pasi që ai i mbron ata deputetë që do të dënohen me burg prej pesë vitesh, raporton Portalb.mk.

“Ai i cili me qëllim ka kërcënuar rendin dhe sigurinë kushtetuese të Republikës së Maqedonisë do të nxisë ose seriozisht do të kërcënojnë me nisje të eksplozivit, zjarrit, përmbytjeve dhe veprave tjera të rrezikshme ose akt të dhunës, duke shkaktuar ndjenja të pasigurisë ose frikë të qytetarët, do të dënohet me burg në kohëzgjatje prej 10 vjet”, thuhet në Nenin 313 të Kodit Penal të Maqedonisë.

Nga ana tjetër, Neni 64 i Kushtetutës së Maqedonisë thotë se “deputeti nuk mund të thirret në përgjegjësi penale ose të paraburgoset apo arrestohet pa miratim të Kuvendit, vetëm nëse nuk është përfshirë në vepër penale për të cilën parashtrohet dënim më së paku se pesë vjet”.

Siç bëri të ditur për “Makfax” kryetari i Komisionit për Parashtrim të Imuniteti të Deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, Pavlle Bogoevski, “Gjykata nuk ka bërë kërkesë tek ai që t’ju merret imuniteti deputetëve të arrestuar sot”.

“Nëse gjykata do të parashtronte kërkesë për marrje të imunitetit, Komisioni është i obliguar që në afat prej dy ditësh për të njëjtën të thirr seancë në të cilën do të vendoset për këtë”, tha Bogoevski megjithëse kjo në situatën aktuale nuk do të mbronte deputetët.

Përndryshe, sot në mëngjes MPB e ka arrestuar ish ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, si dhe aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov – Qoseto nga Velesi, deputetja Zhaklina Stefanovska, deputeti Kërsto Mukoski, ish drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sashe Stefanovski, deputeti Luben Arnaudov nga Ohri, ish drejtori i Operas dhe Baletit, Igor Durullovski dhe të tjerë, ndërjaq jo-zyrtarisht po kërkohen për t’u arrestuar udhëheqësi i protestave Bogdan Ilievski dhe deputetët, Johan Tarçullovski dhe Sashe Vasilevski.

Ndryshe, në lidhje me arrestimet e sotme, VMRO-DPMNE-ja për sot ka paralajmëruar prostesta para Gjykatës Themelore në Shkup.

LEXO: Kërste Mukoski me pranga në duar u soll në Gjykatë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button