Sulmi i 27-prillit, të arrestuarit e sotëm mund të dënohen më së paku me një dekadë burg

Të arrestuarit e sotëm për terrorin e 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë akuzohen nën veprën penale “kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese” të Nenit 313 të Kodit Penal, njofton Portalb.mk.

LEXO: Kërste Mukoski me pranga në duar u soll në Gjykatë (VIDEO)

Pas njoftimin të Prokurorisë Themelore Publike se të arrestuarit e sotëm akuzohen nën veprën penale që përfshihet në Nenin 313 të Kodit Penal, nëse të njëjtët shpallen fajtor do t’ju parashtrohet dënim me burg më së paku në kohëzgjatje prej dhjetë vjet.

“Ai i cili me qëllim ka kërcënuar rendin dhe sigurinë kushtetuese të Republikës së Maqedonisë do të nxisë ose seriozisht do të kërcënojnë me nisje të eksplozivit, zjarrit, përmbytjeve dhe veprave tjera të rrezikshme ose akt të dhunës, duke shkaktuar ndjenja të pasigurisë ose frikë të qytetarët, do të dënohet me burg në kohëzgjatje prej 10 vjet”, thuhet në Nenin 313 të Kodit Penal të Maqedonisë.

Përndryshe, sot në mëngjes MPB e ka arrestuar ish ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, si dhe aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov – Qoseto nga Velesi, deputetja Zhaklina Stefanovska, deputeti Kërsto Mukoski, ish drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sashe Stefanovski, deputeti Luben Arnaudov nga Ohri, ish drejtori i Operas dhe Baletit, Igor Durullovski dhe të tjerë, ndërjaq jo-zyrtarisht po kërkohen për t’u arrestuar udhëheqësi i protestave Bogdan Ilievski dhe deputetët, Johan Tarçullovski dhe Sashe Vasilevski.

Ndryshe, në lidhje me arrestimet e sotme, VMRO-DPMNE-ja për sot ka paralajmëruar prostesta para Gjykatës Themelore në Shkup.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button