10 rregullat e takimit të parë

Jeni mërzitur nga darkat romantike të cilat nuk ju çojnë asgjëkundi? Tani erdhi momenti që të merrni në dorë fatin e takimeve të para. Në ç’mënyrë?
Ju zbulojmë 10 rregulla që do ta bëjnë telefonin tuaj të tingëllojë madje që në të nesërmen.

* Mbyllni gjithmonë celularin kur ai mbërrin në takim.
* Përpiquni të jeni sa më të përpiktë në takimin tuaj.
* Mos përmendni në bisedë asnjë nga ish të dashurit tuaj.
* Mos pini kurrë shumë, pasi do të humbisni pikë përpara tij, sado pijanec qoftë.
* Mos përmendi ndonjë koleksion veshje që keni në mendje dhe të cilin dëshironi ta keni.
* Kërkoni të ndani më dysh llogarinë dhe mos u ofendoni nëse ai e pranon këtë.
* Bëjeni atë të qeshë. Ndjenja e humorit është edhe ajo po kaq e rëndësishme sa edhe ju.
* Mos porosisni kurrë ndonjë verë ose ushqim ultra të shtrenjtë. 
* Mos përdorni në asnjë mënyrë fjalën ‘cikël’, duke pasur parasysh menstruacionet e as shprehjen ‘ora biologjike’.
* Mos u ngatërroni në analiza karakteresh që bazohen tek shenja e horoskopit./Telegrafi

 

Lajme të ngjashme

Back to top button