Deputeti Kërste Mukoski me pranga në duar u soll në Gjykatë (VIDEO)

Deputeti i VMRO-DPMNE-së u soll në Gjykatë, njofton Portalb.mk. I shoqëruar nga forcat policore dhe me pranga në duar, deputeti Kërste Mukoski u soll para Gjykatës Penale për të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake.

Përndryshe, sot në mëngjes MPB e ka arrestuar ish ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, si dhe aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov – Qoseto nga Velesi, deputetja Zhaklina Stefanovska, deputeti Kërsto Mukoski, ish drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sashe Stefanovski, deputeti Luben Arnaudov nga Ohri, ish drejtori i Operas dhe Baletit, Igor Durullovski dhe të tjerë, ndërjaq jo-zyrtarisht po kërkohen për t’u arrestuar udhëheqësi i protestave Bogdan Ilievski dhe deputetët, Johan Tarçullovski dhe Sashe Vasilevski.

Ndryshe, në lidhje me arrestimet e sotme, VMRO-DPMNE-ja për sot ka paralajmëruar protesta para Gjykatës Themelore në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button