Kërçovë, thirrje për tribunën Aktivizmi rinor

Forumi Rinor Arsimor (FRA) nesër në ora 12.00 në Kërçovë organizon tribunë me temë “Aktivizmi rinor dhe përforcimi i  rolit të të rinjve në shoqëri”. Në të do të marrin pjesë të rinjtë dhe përfaqësuese të institucioneve dhe të sektorit qytetar.

Si t’iu afrohen pushtetet vendore dhe qendrore të rinjve në zgjidhjen e problemit më të madh me të cilin të rinjtë ballafaqohen: mungesa e vendeve të punës?  
Çfarë roli duhet të ketë sektori joqeveritar, dhe veçanërisht organizatat rinore në përforcimin e komunikimit ndërmjet pushteteve dhe të rinjve?
Nëse këshilli rinor i cili do të hapej për të rinjtë mundet të tejkalojë hendekun ndërmjet të rinjve dhe institucioneve dhe të ngrejë inkluzionin e të rinjve?

Janë këto disa nga çështjet që do të diskutohen në tribunën e lartpërmendur.

Sipas hulumtimeve të FRA  55.2% të të rinjve në Kërçovë vlerësojnë se nuk kanë përgjegjësi personale për të përmirësuar shoqërinë.  68.5% të të rinjve vlerësojnë se pushtetarët e zgjedhur lokal nuk kujdesen ose kujdesen pak për të rinjtë dhe nevojat e tyre. Vetëm 20%  të të rinjve kanë punuar në zgjidhjen e problemeve në qytetin e tyre në 12 muajt e fundit. Gati se 50% nga nxënësit vlerësojnë se nuk munden ose shumë pak munden të ndikojnë rreth asaj se si menaxhohet shkolla e tyre.

Ndërkaq 42.4% e të rinjve kërçovar asnjëherë nuk kanë: Përpiluar letër institucioneve, Mbajtur fjalim, Marrë pjesë në debatim dhe nuk kanë vizituar institucion shtetëror ose lokal.

Kliko për Facebook Event. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button