fbpx

Irma Kurti boton librin “Un autunno senza ritorno”

“Un autunno senza ritorno” (“Një vjeshtë pa kthim”) titullohet përmbledhja me tregime e shkrimtares dhe poetes Irma Kurti. Ia ka besuar sërish shtëpisë botuese “Kimerik”, me të cilën bashkëpunoi për romanin autobografik “Tra le due rive” (“Midis dy brigjeve”).

Ky është libri i tretë në italisht i autores, pas përmbledhjes poetike “Risvegliare un amore spento” (“Të rizgjosh një dashuri të shuar”).

Me të dyja veprat ajo është nderuar me çmime në konkurset ndërkombëtare në Itali. Me librin “Tra le due rive” fitoi çmimin e parë në seksionin e prozës në Konkursin Ndërkombëtar “Lago Gerundo – Europa e Cultura 2011” në Paullo, Milano, ndërsa me përmbledhjen poetike, me çmimin e kritikës në Konkursin Ndërkombëtar “Integrimi Kulturor për një botë më të mirë” në Milano.

“Në librat e mi me poezi ose në tekstet e këngëve gjithnjë kam shkruar e i kam kënduar dashurisë. Nuk do të rresht kurrë së shkruari për këtë ndjenjë sublime që na mbush zemrën me gëzim, por që shpesh edhe zhgënjen. Më pëlqen të hyj në botën e brendshme të personazheve të mi, të përshkruaj pse-të që i ndjekin e që shpesh nuk gjejnë përgjigje, ashtu siç më pëlqen dhe të përshkruaj vuajtjen, si një gjë natyrale. Në të gjithë këto tregime reflektohen ndjenjat e mia të brendshme, një pjesë e eksperiencave të mia, fragmente që më kanë mbetur në mendje e që pasqyrohen në një dimension të ri”, shkruan poetja në parathënien e librit.

Irma Kurti është botuese e gjashtë librave, pesë prej të cilave janë përmbledhje poetike: “Këtë natë me ty” 1999, “Shihemi në një tjetër botë” 2002, “Qirinjtë janë fikur” 2003, “Bëj sikur fle” 2005, “Puthja e fundit” 2007, dhe “Midis dy brigjeve” 2010./botimeshqiptare


Lajme të ngjashme

Back to top button
Close