Gazeta Lajm, urime 7 vjetori!

Gazeta Lajm sot feston 7 vjetorin e daljes në treg. Numri i parë i gazetës Lajm u botua më 18 prill të vitit 2005. Asokohe Lajm filloi si edicion për Maqedoni i gazetës Lajm me seli në Prishtinë, kurse prej qershorit të vitit 2007 funksionon si gazetë e pavarur në tregun medial shqiptar në Maqedoni.

“Lajm për momentin është gazeta më e vjetër shqiptare në vend. Duke qenë gazeta më e vjetër shqiptare, ne kemi pasur rastin më së shumti të ndiejmë presionin që bën pushtetit ndaj fjalës së lirë, e që shtohet çdo ditë e më tepër. Nuk ka dyshim se presioni ndaj fjalës së lirë shqipe eshët shumëfish më i madh se presioni që bëhet ndaj mediave maqedonase, por inkurajojmë kolegët e të gjitha mediave që të mos lëshojnë pe para këtij presioni, sepse kjo është përgjigja më e mirë për ata që nuk dinë asgjë tjetër në jetën e tyre përveç se të censurojnë mediat” tha për Portalb, drejtori i kësaj gazete z.Fejzi Hajdari.

Portalb i dëshiron shumë suksese dhe jetë të gjatë kësaj gazete!

Lajme të ngjashme

Back to top button