U vonuan në pagesat bankare, “Arbër Xhaferi” do të kushtojë 63 milionë euro më shumë

Pal Lekaj, Ministër i Infrastrukturës së Kosovës ka qenë i ftuari i radhës në “Puls” të KTV-së ku ka folur edhe për autostradën “Arbër Xhaferi”. Kjo rrugë, sipas të parit të Ministrisë, do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 63 milionë euro më shumë se sa që ishte nënshkruar kontrata fillestare.

“Kjo për shkak të vonesave që janë bërë në pagesat bankare, amortizim dhe ndaj kompanisë ‘Bechtel Enka’ sepse këto probleme nuk i kanë zgjidhur në tavolinë”, ka thënë Lekaj.

Ka thënë se kjo është për të ardhur keq, derisa ka akuzuar qeveritë e kaluara për neglizhencë në këtë rast.

“Tani kjo rrugë do t’i kushtojë buxhetit gati 800 milionë euro dhe nuk është faji i im”, ka thënë ai.

LEXO MË SHUMË PËR LIDHJEN KOSOVË-MAQEDONI:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button