Jankullovska: Deklaratën e AÇTOSH e kemi marrë me rezervë

Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska në lidhje me deklaratën e djeshme të “Armatës për çlirimin e trojeve të okupuara shqiptare”, ku i jepet ultimatum Gruevskit, sot para gazetarëve tha se MPB është duke e ndjekur këtë deklaratë, të cilën e kanë marrë me rezervë. 

“Bëhet fjalë për të ashtuquajturën organizatë e cila është paraqitur me deklarata edhe në të kaluarën. Jemi duke e ndjekur këtë çështje dhe nuk duam të japim vlerësimet tona në lidhje me atë se sa është reale ajo që shkruhet në deklaratë”, tha Jankullovska./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button