Jankullovska: Vrasësit së shpejti do të gjenden

Sot, Ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, së bashku me njeriun e parë të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Sasho Mijallkov bënë rikonstruim në vendin e vrasjes së pesfishtë.

Prioritet kemi zbulimin e  autorëve të këtij akti të tmerrshëm, theksoi ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska.

-Bëhet fjalë për pesë njerëz të pafajshëm, ndërsa zbulimi i vrasësve dhe sanksionimi i tyre është prioriteti ynë. Edhe pse nuk ekziston dënim i cili do të mund t’i kthejë jetët e humbura, primare për ne është ta zbulojmë identitetin e tyre, tha Jankulloska.

Ajo po ashtu theksoi se hetimi për vrasjen po përparon, por shpjegimi i detajeve para publikut nuk është në dobi të vetë hetimit./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button