Hakeri që theu serverin e NASA-s do paguan dënim prej 580.000 dollarë

Hakeri nga qyteti romun Kluzh, Robert Butika, që ishte fajësuar sepse kishte hyrë në serverin e  agjencisë së hapur amerikane NASA, agjencionit duhet t’i paguan mbi 580.000 dollarë, raportuan sot gazeta ,,Kotidianul”.

Vendimi ishte ndërmar nga gjykata në Kluzh, duke u dënuar me dënim me kusht për 3 vjet, në të cilin më herët ishte gjykuar Butika.

Ai ishte ndaluar në Nëntor 2011, nga Departamenti  romun për hulumtim të kriminalitetit, kriminalitetit të organizuar, dhe terorrizmit, nën akuzat që vjeshtën e vitit 2010 hyri në serverat e NASA-s.

Në 17 janar Butika nga Gjykata e Kluzhit ishte gjykuar në 3 vite dënim me kusht, nën kushtin që veprën e njëjtë mos ta përsëris edhe një herë  në shtatë vitet e ardhshme.
Në fund të vitit të kaluar NASA e informoi shtetin e Romanisë se dëmin që i shkaktoi hakeri romun  NASA-s kushton gjysëm million dollarë.

Në Shkurt të këtij viti edhe SHBA ngriti akuzën kundër hakerit romun, duke kërkuar që ai të ekstradohet në teritorin amerikan, ku do t’i gjykohet.  Nëse del i fajshëm Butika mund të ndëshkohet me 10 vjet burgim.

Lajme të ngjashme

Back to top button