Prokuroria punon në zbulimin e vrasjes në Çair

Prokuror publik nga Prokuroria e Shkupit i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e domosdoshme për zbulimin e autorit dhe motivit për vrasjen që ndodhi të premten në mbrëmje në lagjen Çair të Shkupit.

“Janë siguruar video regjistrimet nga kamerat që ndodhen në rrethinë në vendin ku ka ndodhur vrasja dhe të njëjtit do të jenë lëndë e analizës. Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi, Në të njëjtën kohë, janë lëshuar shumë urdhra për ekspertizë të gëzhojave, të veshjes, të gjurmëve të gjakut dhe të sendeve të tjera të gjetura dhe marra nga vendi i ngjarjes”, qëndron në kumtesën e Prokurorisë.

Ndryshe, të premten në ora 22.26 në Njësinë për informim dhe komandë është raportuar se në rrugën “Llazo Trpovski”, ka pasur të shtëna në rrugë dhe ka pasur persona të lënduar. Pas paraqitjes së ngjarjes, ekipet e policisë të SPB Shkup kanë dalë në vendngjarje. Sipas policisë,  është konstatuar se ngjarja ka ndodhur në orën 10:20 në afërsi të çajores “Dizeldorf”, ku Ismet Arifi (37) nga fshati Bllacë i Shkupit, vdiq në vend ndërsa u plagos Qemal Lusjani (52) nga Shkupi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button