fbpx

Bandat kontrollojnë biznesin me energjetikën

Janë krijuar kartelë të cilët udhëheqin me importin e energjisë elektrike ndërsa me atë drejtpërdrejt ndikojnë në çmimin e rrymës të cilin në fund e paguajnë qytetarët, akuzojnë nga LSDM-ja.

“Pikërisht këto kartelë nuk lejojnë që të realizohet ndonjë investim i caktuar, ndërsa pafuqia e Qeverisë u tregua sivjet kur shpalli krizë energjetike”, deklaroi deputeti i LSDM-së, Mile Andonov në debatin e djeshëm kuvendor pas informatës së shpalosur nga opozita, për politikat e gabueshme të Qeverisë në energjetikë, prodhim dhe importin e energjisë elektrike.

LSDM akuzoi Qeverinë për ngecje investimesh në sektorin më të rëndësishëm. Gjatë pesë viteve të fundit janë harxhuar më shumë se një miliardë euro, para me të cilat mund të ndërtohet kapacitet i ri me madhësi të REK Manastirit dhe plus Çebren dhe Galishten. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close