Iniciativa qytetare “S’je i Shkupit nëse…” vendosi shporta të reja në Parkun e Çairit

Fundjavën që kaloi, iniciativa qytetare “S’je i Shkupit nëse…” e shoqëruar nga më shumë se 100 qytetarë të Shkupit vendosën 20 shporta të reja për mbeturina në Parkun e Çairit.

“Të motivuar nga suksesi i aksionit të kaluar kur vendosën kosh të ri në Çair, këtë herë qytetarë të gjitha moshave përsëri u mblodhën për të vendosur shporta të reja për mbeturina në Parkun e Çairit.

Aksionin e nxitur nga iniciativa qytetare “S’je i Shkupit nëse…” e ndihmuan më shumë se 100 qytetarë duke u aktivizuar në mënyra të ndryshme. Përveç atyre që ishin të pranishëm gjatë realizimit të aksionit, iniciativën në masë të madhe e ndihmuan arkitektja e re Teuta Bajrami nga studio BMA duke dizajnuar shportat e vendosura dhe bendi muzikor Fullstop me performans muzikor që interesoi numër të madh qytetarësh në Parkun e Çairit.

Kjo iniciativë u realizua nga “S’je i Shkupit nëse…” mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni.

Iniciativën e mbështeti edhe Komuna Çair duke dhënë mbështetje logjistike për realizim të suksesshëm të aksionit”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button