Zhbogar: BE dëshiron të shohë përkushtim të Qeverisë dhe Kuvendit së Maqedonisë për reformat

Procesi i reformave në Maqedoni vazhdon. Atë që ne si Bashkimi Evropian duam ta shohim është të ekzistojë përkushtim jo vetëm nga ana e Qeverisë për vazhdim të reformave, por edhe nga Kuvendi dhe nga partitë politike, porositi sot në Kumanovë euroambasadori Samuel Zhbogar në takimin me kryetarin e komunës Maksim Dimitrievski.

BE-ja e mirëpret vazhdimin e procesit të reformave. Kuptohet që duhet nga vetë institucionet shtetërore të ketë dërgim të rezultateve, dhe nëse institucionet duhet të vazhdojnë me dërgimin e këtyre rezultateve, kuptohet se nëse kjo do të ketë efekt pozitiv ndaj vetë marrëdhënieve midis BE-së për vendit vitin e ardhshëm”, deklaroi Zhbogar.

Ai shtoi se që të realizohen reformat nevojitet të ketë bashkëpunim midis të gjithë faktorëve politik dhe se kjo është me rëndësi të madhe.

“Në këtë kontekst shohim bashkëpunim midis Qeverisë dhe opozitës, gjegjësisht partive në Kuvend dhe ne si Bashkim Evropian e inkurajojmë këtë proces dhe shpresojmë se ky lloj i bashkëpunimit midis partive politike në Kuvend do të vazhdojë në të ardhmen dhe do të japë rezultate”, tha Zhbogar.

Жбогар Димитриевски

Ai theksoi se në pajtueshmëri të planit të Qeverisë 3-6-9, disa ligje tanimë janë miratuar në Kuvend, ndërsa gjithashtu ekziston plan i qartë se si institucionet të ballafaqohen me materialet e përgjuara dhe vetë pajisjen e cila tanimë ekziston në kuadër të DSK-së, ndërsa ekziston plan edhe për publikim të shpalljes publike për përmbushje të vendeve të punës në vetë institucionet e pavarura.

Në takimin me Dimitrievskin, Zhbogar është informuar me implementimin e projekteve vijuese infrastrukturore në Kumanovë, midis tyre për rikonstruksion të rrjetit të kanalizimit.

“Biseduam edhe për bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen, realiteti me të cilin ballafaqohet komuna e Kumanovës, për të gjithë problemet dhe nevojën e përditshme të qytetarëve. Do ta vizitojmë edhe shkollën e mesme ‘Nace Bugjoni’, ku do të kemi implementim konkret të projektit dhe do të njoftohemi me gjendjet në të cilat mësojnë nxënësit atje dhe segmentin e arsimit do ta vazhdojmë në pjesën e diskutimit dhe ndihmës dhe mbështetjes së mundshme të cilën do ta marrim në të ardhmen nga ana e zyrës në vend”, tha Dimitrievski.

Zhbogar informoi se në Kumanovë merr pjesë në kuadër të fushatës “Besojmë në ty, investojmë në ty, BE për ty”.

“Mund të them se ai është kryetari i parë i komunës me të cilin takohem pas zgjedhjeve lokale në vend. Kisha mundësi që të bisedojë me të lidhur me shumë projekte të lidhura me trajtimin e mbeturinave, projekt i cili do të realizohet në Kumanovë gjatë disa viteve të ardhshme”, deklaroi Zhbogar.

Ai përkujtoi se ekzistojnë edhe projekte të tjera të cilët BE i financon në komunën e Kumanovës. Në takimin me kryetarin e komunës kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm të BE-së me Kumanovën, dhe për gjendjet, problemet, sfidat me të cilat ballafaqohet komuna. Ai pret që edhe më tej do të realizojë bashkëpunim të suksesshëm me komunën e Kumanovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button