Memeti: Avokati i Popullit së pari herë ka buxhet ashtu siç duhet

Buxheti i Avokatit të Popullit është rritur për 4.2% që asnjëherë deri më tani nuk ka qenë praktike, që jep shpresë se institucioni mund të funksionojë. Për herë të parë ndodh që institucioni Avokati i Popullit të pajtohet me Qeverinë për Buxhetin. Kështu deklaroi avokati i popullit, Ixhet Memeti, në vazhdimin e diskutimit për propozim-buxhetin për vitin 2018, e cila udhëhiqet në Komisionin Kuvendor për Financim dhe Buxhet, njofton Portalb.mk.

Memeti tha se nëse nuk ka pengesa  në realizimin e buxhetit për Avokatin e Popullit, ky institucion mund të zbatojë aktivitetet të cilat deri më tani nuk ka mundur t’i realizojë.

“Nëse nuk a pengesa në realizimin e buxhetit për Avokatin e Popullit, besoj se në mënyrë më efikase do të ndihmojë në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Do të fillojmë për herë të parë t’i promovojmë të drejtat dhe liritë e qytetarëve, me hulumtime dhe fushata dhe me vizitë në vende larg mjediseve urbane. Nëse realizohet buxheti pa problem, RM-ja do të aktivizojë mekanizëm nacional për mbrojtjen e të drejtave. Deri më tani ajo ishte problem pasi që nuk a pasur resurse njerëzore. Maqedonia ishte e para për vizitë në vendet ku arrestohen njerëzit, por dy vjet më nuk është. Planifikojmë që ta realizojmë projektin “miq të Gjykatës”, i cili do të mundësojë që qytetarët më lehtë t’i mësojnë të drejtat, por edhe të avancojmë departament për këqyrjen e dokumenteve dhe analizën e tyre të cilat janë të rëndëishme”,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button