Mbi 18.000 fëmijë në Rumani jetojnë pa prindërit e tyre të cilët kanë shkuar për punë jashtë vendit

Të dy prindërit e 18.403 fëmijëve në Rumani kanë shkuar për të punuar jashtë vendit, tregojnë të dhënat e Agjencisë kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, deri nga mesi i këtij viti.

Për 17.142 prej këtyre fëmijëve kujdesen familjarët e tyre, pa masa për mbrojtje, ndërsa të tjerët janë nën përkujdesin e ndihmësit, të vendosur në qendra të specializuara ose familje apo persona të tjerë.

Për 65.425 fëmijë rumun, vetëm njëri prej prindërve ka shkuar të punojë jashtë vendit. Për 62.876 prej tyre, kujdesen familjarët deri në brezin e katërt pa masa për mbrojtje, ndërsa për 1.558 kujdeset ndihmësi, të cilët janë të vendosur në qendra të specializuara ose familje apo persona të tjerë.

Në të njëjtën kohë, 12.895 fëmijë janë të familjeve me vetëm një prind, i cili është larguar jashtë vendit. Prej tyre, 11.498 kanë mbetur në shtëpi nën kujdesin e familjarëve deri në brezin e katërt.

Numri i fëmijëve, të cilët janë në sistemin për mbrojtje speciale është 3.931, prej të cilëve 580 janë nën përkudjesin e asistentit, 866 janë të akomoduar në qendra speciale, 2.237 – tek familjarët deri në brezin e katërt, ndërsa 248 prej tyre janë nën përkujdesjen e familjeve apo personave të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button