Demokrati Xhon Konjers braktisi pozitë kyçe në Kongres pasi u akuzuar për shqetësim seksual

Demokrati në Kongresin amerikan, Xhon Konjres dje publikoi se po e braktisë funksionin zëvendëskryetar i Komisionit juridik pasi u akuzua nga ana e bashkëpunëtorët të tij për shqetësim seksual shumëvjeçar.

Lidhur me këtë rast, të martën Kongresi filloi hetim të brendshëm për Konjersin, i cili nga viti 1965 është përfaqësues i Detroitit në Dhomën e Poshtme të Parlamentit. Kongresisti 88-vjeçar i hodhi poshtë akuzat dhe tha se dëshiron që të arsyetohet para komisionit etik të Dhomës Përfaqësuese.

Konjers pranoi se në vitin 2015 i ka paguar 27.000 dollarë ish-asistentes parlamentare, e cila e akuzoi se e ka pushuar sepse i ka hedhur poshtë sugjerimet e tij seksuale.

Informata se Konjers u ka ofruar propozime të pahijshme bashkëpunëtorëve të tij, është publikuar nga portali “Buzfid”, i cili erdhi deri te deklarata të bashkëpunëtorëve të mëparshëm dhe të tanishëm të Xhon Konjersit të nënshkruara në vitin 2014. Në këto deklarata ata përshkruajnë se si Konjers u ka propozuar propozime seksuale femrave të cilat kanë punuar për të.

Sipas dëshmimeve, kongresisti shpesh ka dëshiruar që njëra nga bashkëpunëtoret të flejë në të njëjtën dhomë të hotelit me të kur kanë shkuar në udhëtime zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button