BE, NATO, OSBE DHE SHBA – shmanguni dhunës!

Sot në një deklaratë të përbashkët nga krerët e Misionit të BE-së, NATO-s, OSBE-së dhe SHBA-së në Shkup dënojnë ashpër  vrasjet e fundit afër fshatit Smillkovë. Ato apelojnë deri te qyetarët të jenë të qetë dhe të kenë durim deri sa të zbardhet rasti.

“Ne dënojmë vrasjet e tmerrshme që ndodhën në afërsi të fshatit Smillkovë dhe shprehim ngushëllimet  tona më të thella për familjet e viktimave. Jemi në dijeni se autoritetet po hetojnë këtë krim dhe janë në kërkim të autorit apo autorëve. Ne mbështesim përpjekjet e qeverisë që të vazhdojë procedurat hetimore dhe juridike në mënyrë sa më të shpejtë të mundshme,i dhe inkurajojmë bashkëpunimin e qytetarëve në grumbullimin e të gjitha informacioneve në dispozicion lidhur me këto vrasje” shkruhet në deklaratën e përbashkët të ndërkombëtarëve.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë të qetë, të përmbahen nga spekulimet apo pohimet e pabazuara, dhe të tregojnë durim për rrjedhjen e procesit hetimor. Kur qytetarët inkuadrohen në dhunë apo bëjnë përpjekje për të marrë ligjin në duart e tyre, kjo vetëm se largon policinë nga hetimi dhe e bën më të vështirë nxjerrjen e vrasësve para drejtësisë“ përfundon komunikata e përbashkët e Misionit të BE-së, NATO-s, OSBE-së dhe SHBA-së. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button