Zaev dhe përfaqësues të ZTE-së biseduan për konceptin për kthimin e TVSH-së

Smart teknologjitë e reja që i lanson kompania ZTE, efektet pozitive që i gjenerojnë mbi 100 qytete në Kinë me zbatimin e tyre dhe planet e ardhshme për investime të kompanisë, kanë qenë temë e bisedës së takimit të kryeministrit Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike Koço Angjushev me drejtorin e ZTE-së për Evropën Juglindore, Ling Zhi, në vigjilje të Samitit 16+1 për bashkëpunim të vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore me Republikën Popullore të Kinës.

Përfaqësuesit e ZTE-së e kanë prezantuar konceptin e smart kartelës që posedon mundësi, që krahas të dhënave tatimore, të integrojë edhe të dhëna të tjera, siç janë të dhëna nga evidenca shëndetësore, por edhe transaksione dhe të dhëna të tjera të rëndësishme për çdo qytetar, që do të deponohen në këtë kartelë smart. Ky koncept është i zbatueshëm për realizim zë masës së kthimit të 15 për qind të TVSH-së për qytetarët, masë që Qeveria e Republikës së Maqedonisë planifikon që nga qershori i vitit të ardhshëm ta realizojë si pilot projekt në dy rajone, njoftoi pres-shërbimi i Qeverisë së RM-së.

Kryeministri Zaev, sipas kumtesës, e ka inkurajuar përpunimin e konceptit si mundësi e mirë që të sigurohet sistem i sigurt, që do të mundësojë nga 15 për qind nga TVSH të kthehen në buxhetet familjare të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Në takim është biseduar edhe për politikat dhe masat ekonomike nga Plani për rritje ekonomike që janë vlerësuar si impuls pozitiv i ri për zhvillimin e ekonomisë vendore. Është konkluduar se janë krijuar kushtet e nevojshme të cilat garantojnë biznes klimë stabile dhe të parashikueshme, që paraqet nxitje të rëndësishme për interesin e rritur për investim në Republikën e Maqedonisë, qëndron në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button