Ekspozitë për përvojën me refugjatët të cilët vijnë nga zonat e luftës

Ekspozitë në të cilën do të prezantohet përvoja dyvjeçare me refugjatët të cilët vijnë nga zonat e luftës që lëvizin nga Turqia dhe Afrika deri në Ballkan dhe Evropën Qendrore e Veriore, prej sot deri më datën 29-të të këtij muaji do të hapet në hapësirat e Stacionit të vogël, në suaza të projektit “Dhoma e vogël” në organizim të Komitetit të Helsinikit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë dhe LEGIS.

Projekti “Dhoma e vogël” ka për qëllim ta informojë dhe ngrit vetëdijen e opinionit për problemin me refugjatët, duke u përqendruar në dimensionet e shumëfishta të tij: madhësinë e kësaj drame humanitare, fuqinë e solidaritetit, kërcënimin nga veprimi i pakontrolluar i grupeve ilegale për trafikim me njerëz dhe ndikimin e tyre negativ ndaj azilit evropian, nevojën urgjente për veprimin e autoriteteve evropiane, aktivizimin e reflekseve të qytetarëve evropian, pjesëmarrjen aktive të të rinjve, si dhe institucioneve universitare në mbarë Evropën.

Në hapjen e ekspozitës do të mbajnë fjalime drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinikit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë Uranija Pirovska, kryetari i LEGIS Jasmin Rexhepi dhe kreatori i ekspozitës Vasil Carcanis. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button