Përfundimi i “desorosoizmit”, OJQ-të kërkojnë të marrin njoftim edhe nga opozita

Dona Kosturanova nga organizata joqeveritare “Forumi Arsimor Rinor”, gjatë konferencës ku zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani prezantoi masat e gjashtëmujorit të Planit 3-6-9 para organizatave joqeveritare, kërkoi që të dërgohen dokumente tek OJQ-të se procesi i “desorosoizmit” teknikisht dhe formalisht ka përfunduar dhe se ai nuk duhet të bëhet vetëm nga Ministria e Punëve të Brendshme, por edhe nga opozita, raporton Portalb.mk.

LEXO: “Mungesa e konsesusit politik masat e Plani 3-6-9 i lë në letër”
L
EXO: Reformat në DSK, OJQ-të kërkojnë të bëhen pjesë e grupit të ekspertëve

Image may contain: 1 person, outdoor
Forumi Arsimor Rinor, Dona Kosturanova

“Me planin parashihet edhe përfundimi i ndjekjes së sektorit civil nga ish pushteti paraprak. Për ne është e rëndësisë parësore që procesi i përfundimit të ndjekjes së sektorit civil të bëhet në mënyrë formale, teknike dhe në mënyre të drejtë. Ne dëgjuam ministrin e Punëve të Brendshme kur tha se ndjekja e sektorit civil tashmë ka përfunduar, por që ne formalisht nuk kemi marrë asnjë dokument, që lë të nënkuptohet se formalisht çështja ende nuk ka përfunduar në Drejtorinë e Furnizimeve Publike dhe në Ministrinë e Financave. Por duhet të dihet se nuk është MPB e vetmja që duhet të bëjë përfundimin e hetimit, por edhe opozita është në këtë çështje”, tha Kosturanova.

Ditë më parë të njëtën e kërkoi edhe drejtoresha e Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Maqedoni, tha Fani Karanfillova Panovska, në Konferencën Ndërkombëtare “E-shoqëri”. Ajo vlerësoi se 22 OJQ-të që kanë qenë pjesë e operacionit “desorosoizmi” zyrtarish ende nuk kanë marrë njoftim se hetimi ndaj tyre ka përfunduar.

“Më vjen shumë mirë që dëgjuam deklaratë të ministrit të Brendshëm që hetimet që bënte MPB me urdhër të Prokurorisë Publike për OJQ-të janë përfunduar dhe nuk është gjetur asnjë vepër krimi. Ky lajm është i mrekullueshëm, por dua të them se në, 22 organizata që ishim lëndë e presioneve të dhjetorit të 2016-ës deri në maj, gjegjësisht qershor të 2017, ende nuk kemi përgjigje zyrtare lidhur me përfundimin e hetimeve”, tha Karanfilova-Panovska.

Përndryshe, kur filloi procesi i përfshirje së OJQ-ve në realizim-plotësimin e Planit 3-6-9, te pjesa e reformave që përshijnë edhe sektorin civil u kërkua që të hetohet procesi i desorosoizmit.

Ndryshe, edhe eurokomesari Johanes Han ka porositur që të ndryshohet edhe qëndrimi dhe raporti ndaj organizatave jo qeveritare. Procesi i “desorosoizmit” erdhi në pah nga partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, i cili shpalli luftë të hapur OJQ-ve në Maqedoni me procesin siç e quan ai “desorosoizëm”, pasi që sipas tij, të njëjtat punojnë “për interesat e huaja”. Menjëherë pas këtij paralajmërimi nga Gruevski, OJQ-të kanë qenë cak i sulmeve të shumta dhe të shpeshta si nga Drejtoria e të Ardhurave Publike po ashtu edhe nga Policia Financiare. 13 prej tyre u kontrolluan nga Policia Financiare për të kuptuar se sa para kanë marrë nga USAID-i gjatë realizimit të aktiviteteve të tyre.

Me një linjë me Gruevskin ka qenë edhe bashkëpartiaku dhe presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili gjatë qëndrimit të tij në Hungari, shtet i cili gjithashtu i sulmon OJQ-të, tha se “patjetër të përforcohet kontrolli dhe transparenca në financimin e punës së OJQ-ve, patjetër të hiqen të gjitha dyshimet dhe të bëhet dallimi mes organizatave që me të vërtetë punojnë në interes të popullit dhe ata që fshihen pas emrit OJQ”.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button