Ja cilat ushqime na trashin më së shumti

Keni menduar që çokollata, çipsi dhe pijet e gazuara janë armiku më i madh në heqjen e kilogramëve? Ja disa ushqime që duhet t’i shmangni për shkak të sasisë së karbohidrateve që fshihen prapa pamjes tërheqëse.

Nëse ndonjëherë keni vendosur të filloni dietë për të hequr ndonjë kilogram të tepërt, me siguri, në mes tjerash, keni hequr dorë edhe nga buka e bardhë.

Por duket që buka e bardhë megjithatë nuk është armiku më i madh në luftën kundër kilogramëve të tepërt. Eksperti për ushqyerje, Manuel Villacorta, në librin e tij më të ri ka zbuluar se cilat ushqime përplot me karbohidrate duhet t’i largoni së bashku me bukën e bardhë.

1.    Kafja me shtesat e ndryshme si kremi, çokollata e lëngshme ose grimcat e çokollatës, mund të ketë kalori sa një shujtë mesatare dhe vlerë të lartë të karbohidrateve. Nëse i numërojmë sheqerin dhe yndyrat e ngopura nga kremi dhe çokollata që i shtohet, kjo kafe mund të futet në rangun e desertëve mesatarë, shkruan  Huffington Post.

2.    Edhe pse të ashtuquajturat bagel (lloj xhevrekësh) nuk janë aq popullorë te ne, jashtë gjenden në çdo hap, ndërsa ne mund t’i krahasojmë me pjekurinat klasike me qumësht. Varësisht nga sheqeri, pjekurinat e tilla mund të kenë edhe deri 300 kalori dhe 50 gramë karbohidrate.
3.    Gjysmë litri lëng ose frape nga pemët e freskëta mund të përmbajnë edhe deri 75 gramë karbohidrate dhe 65 gramë sheqer, por duke iu falënderuar faktit që janë të shëndetshme për organizëm, lëngjet e tilla nuk duhet të shmangen, por të konsumohen në sasi të vogla.

4.    Ndoshta pëlqeni ta filloni ditën me muffin nga furra e lagjes, por ndoshta duheni të mendoni edhe një herë. Kjo ëmbëlsirë është e mbushur me sheqer dhe karbohidrate dhe kështu është fatale për luftën tuaj me kilogramët.

5.    Jogurti është ushqimi i preferuar i të gjithëve që kujdesen për peshën dhe në këtë nuk ka asgjë të keqe, por nëse përcaktoheni për jogurt me fruta (të cilët tek ne gjenden gjithnjë e më shumë), vlera e tij energjetike dyfishohet.

6.    Kokoshkat, edhe pse burim i shkëlqyeshëm antioksidantësh, janë shumë të pasura me karbohidrate, ndërsa variantet me gjalpë, djathë dhe ngjashëm, mund të arrijnë edhe deri 1200 kalori./sekretebukurie

Lajme të ngjashme

Back to top button