Do të formohet Agjencia ATO e cila do t’i zhvillojë përgjimet në Maqedoni

Neni kontrovers nga ligji për ndjekje të komunikimeve bëhet neni 60 nga ligji i ri për ndjekje të komunikimeve, me ndryshimet e reja që duhet të rregullohet përgjimi dhe të mbrohet nga keqpërdorimet, në  bazë të planit të rekomandimeve të Pribesë në lidhje me ndjekjen e komunikimeve nga vitit 2015, të rikonfirmuar në raportin e dytë të vitit 2017, njofton Portalb.mk.

Neni 175 që u soll në vitin 2014, i obligonte operatorët e telekomunikimit që t’i sigurojnë të gjitha mjetet teknike që të mundet Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim t’i ndjek komunikimet nëpërmjet  rrjetit të tyre. Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e nenit u kontestua edhe përpara Gjykatës Kushtetuese, i cili verës vendosi që të nis procedurë për shfuqizimin e tij, por nuk solli vendim përfundimtar. Në ndërkohë, Qeveria kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që ta ndalojë procedurën, me arsyetimin se tanimë po punojnë në reformat për sistemin e sigurisë.

Me ndryshimet, tanimë ky nen është fshirë nga ligji për komunikime elektronike, por dispozitat nga ai nuk do të fshihen, por do të precizohen në ligjin e ri për komunikimi.

Neni 60 nga ligji i ri për komunikimi, në pjesën më të madhe është si neni 175, me dispozita të njëjta, ndërkaq çështja e re është precizimi në të dhe formimin e Agjencisë Tekniko – Operative (ATO).

Përgjim

Kjo do të thotë se tani ATO do të jetë organi, dhe jo DSK, ndaj të cilës operatorët kanë obligim:

  • T’i sigurojnë të gjithë kushtet teknike që të mundësojnë ndjekjen e komunikimeve në rrjetet e tyre
  • Në shpenzim të tyre të sigurojnë dhe të mirëmbajnë pajisje, të vendosin lloje të komunikimeve elektronike për transmetim deri te ATO, që të mundësohet zbatimi i masave për ndjekjen e komunikimeve në rrjetin e tyre;
  • Në shpenzim të tyre duhet të sigurojnë edhe të mirëmbajnë pajisje dhe ndërmjetësuese përkatëse, të cilët do të mundësojnë reflektimin e sinjalit në ATO;
  • Në rast kur operatorët do të vendosin kompersion ose mbrojtje – kripto të telekomunikacionit, janë të obliguar që ta largojnë, përpara se ta dorëzojnë përmbajtjen e komunikimit të përgjuar deri te ATO;
  • Operatorët kanë obligim që t’i mundësojnë ATO-s, zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve në kohë reale. Informatën për ndjekje të komunikimit duhet të jetë në disponim pas mbarimit të komunikimit, ndërkaq ndjekja e komunikimit duhet të ndalohet gjatë gjithë kohës sa zgjatë;
  • Operatorët kanë obligim që të sigurojnë saktë dhe lidhje unike të informatës për ndjekje të komunikimit me përmbajtjen e komunikimit që përgjohet;
  • Operatorët duhet të sigurojnë personin që komunikimet e tij përgjohen ose tjetër person jo-zyrtar të mos hetojë çfarëdo lloj ndryshimi të kualitetit të shërbimin komunikues i cili mund të shkaktohet nga zbatimi i masave për ndjekje të komunikimeve;
  • Funksionimi i shërbimit komunikues duhet të ngelet i pandryshueshëm për personin i cili përgjohet;
  • Operatorët duhet të sigurojnë siguri të njëjtë ose më të lartë dhe kualitet të ndjekjes së shërbimit komunikues nga siguria e kualitetit të shërbimeve komunikuese të cilat i mundësohen personit që përgjohet;
  • Operatorët duhet të sigurojnë siguri të njëjtë ose më të lartë dhe kualitet të shërbimit të ndjekur komunikues nga siguria e kualitetit dhe shërbimeve komunikuese të cilat i janë mundësuar personit që përgjohet.

Ligji i ri për komunikime dhe ndryshimet e ligjit për komunikime elektronike, ashtu siç është e paraparë duhet të hyjnë në fuqi deri në nëntor të vitit 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button