Shpallet fituesja e Junior Eurovision 2017, ku u rendit Shqipëria (FOTO)

Ka përfunduar Junior Eurovision 2017. Festivali i këngës për fëmijë u zhvillua mbrëmë më 26 nëntor në Tbilisi, të Gjeorgjisë, transmeton Revista Class.

Shqipëria merrte pjesë me këngëtaren 10 vjeçe Ana Kodra, e cila interpretoi “Mos ma prek pemën”.

Megjithëse një zë shumë i bukur dhe një këngë pretendente, “Mos ma prekni pemën”, e përshtatur në anglisht “Do not touch my tree”, u rendit vetëm e 13-a nga 16 finalistë.

Festivali u fitua nga Rusia. Polina Bogusevich, 14 vjeçe, u shpall fituese me këngën Wings.

Fituesit e vjetshëm dhe organizatorët patën sërish sukses duke u renditur të dytët, ndërsa vendin e tretë e fitoi Australia.

Kënga shqiptare është kompozuar nga Kristi Popa, ndërsa autor teksti është Jorgo Papingji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button