Rrahje në tregun në Prilep për mosmarrëveshje paraprake

Mosmarrëveshjet kulminuan, ndaj dje në tregun në Prilep shpërtheu rrahje mes dy familjeve.

Sipas policisë, rreth orës 12 katërdhjetë e katër vjeçari D.B i cili kishte tezgë në tregun shkoi të bisedojë me D.U (53) për shkak të mosmarrëveshjeve të cilat ai i kishte me nënën e tij e cila po ashtu punonte në tezgë.

Më pas vajza e D.U njëzet e nëntë vjeçarja J.U filloi ta ofendojë, ku më pas së bashku me babanë dhe vëllain e saj, fizikisht e sulmuan duke e goditur në kokë dhe trup, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Personit D.B i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa nga ana e policisë së Prilepit po ndërmerren masa për pastrimin e tërësishëm të rastit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button