ILIRI
Ilir jam ,e i lir s’jam!,
Ilir mua gjithë më thonë,
Ilir s’jam në vendin tonë!.
Fjala ilir nga kohët e lashta,
Brez pas brezi trashëgim,
Të ndarë në shumë pjesë,
S’dihet ku ka fillim,
E ku ka mbarim?.
A do bashkohemi ndonjëherë,
Të bëhemi tok për ç’doherë?.
Oj shqiponjë hapi fletrat ,
E na fut në gjoksin tënd.,
Na rretho ,e mos na lësho,
Kurrë për jetë e mot!..
Autor: Dashurije Baftijari – Abdullai