NBA: Spurs u hakmerren Lakersave

Spurs, të cilët janë liderë të Konferencës Perëndimore, u hakmorën për disfatën e të mërkurës së kaluar, duke mposhtur Lakersat në mungesë të liderit Kobe Bryant, i cili qëndroi jashtë fushe për shkak të lëndimit.

Tony Parker shënoi 29 pikë dhe 13 asistime, derisa Tim Duncan, dukej energjik sërish duke shënuar 19 pikë dhe tetë kërcime për San Antonion (44 fitore, 16 disfata) që tash qëndron gjysmë ndeshje mbi Oklahoma Cityn në krye të tabelës së Perëndimit.

Andrew Bynum ishte më i sakti me 21 pikë te Los Angeles, që në ndeshjen e mbrëmshme kurrë nuk arritën ta ngushtojnë disavantazhin në më pak se 20 pikë që nga pjesa e dytë.

Lakers (39 fitore dhe 23 disfata), janë gjysmë ndeshje para rivalit lokal, Los Angeles Clippers, në krye të Divizionit Pacifist dhe në pozitën e tretë në tabelën e Perëndimit./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button