VMRO-DPMNE kërkon që Edmon Temellko të lirohet edhe nga paraburgimi shtëpiak

Opozita VMRO-DPMNE kërkon që kryetari i Pustecit të Shqipërisë, Edmond Temellko të lirohet edhe nga paraburgimi shtëpiak, pasi që dje gjykata vendosi për paraburgim shtëpiak për të. Në kumtesën e sotme partiake thuhet se për 60 ditë aktivisti i të drejtave të njeriut dhe i vetmi kryebashkiak maqedonas në Shqipëri mbahet në një trajtim jashtë zakonisht të keq, njofton Portalb.mk.

VMRO-DPMNE akuzon për standarde të dyfishta dhe paralajmërojnë protesta për drejtësi që do të mbahen me 3 dhjetor, të dielën në orën 18:00.

Temellko u arrestua para dy muajve me kërkesë të Prokurorisë Speciale sepse është i akuzuar në lëndën “Titanik” për parregullsitë zgjedhore dhe nuk e ka respektuar masën për kujdesie që i është përcaktuar më parë.

LEXO: VMRO-DPMNE ogranizon protestë para Qeverisë kundër paraburgimit të Edmond Temelkos

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button