Mediat serbe raportojnë për deklaratën e Majkos për hapjen e kufirit

Deklarimi i ministrit shqiptar, Pandeli Majko, në forumin ekonomik të diasporës shqiptare për hapje kufiri mes Shqipërisë e Kosovës është raportuar gjithandej në mediat serbe, përfshirë edhe agjencinë e lajmeve Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Me një janar, në vitin 2018 ne shqiptarët e krahut tjetër po ju presim t’i hapim kufijtë. Le të bëjmë këtë veprim europian”, ka thënë Majko, njofton Klan Kosova.

Tanjug shkruan gjithashtu se këto fjalët të ministrit shqiptar janë thënë në emër të kryeministrit Edi Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button