Gazetë e re ditore në Maqedoni, “Nezavisen vesnik”

Hapësira mediale në Maqedoni nga sot do të jetë e pasur me “Nezavisen vesnik” (Gazetën e pavarur), e cila me dinamikë të një gazete të përditshme do të shpërndahet në Shkup dhe në më shumë qytete në Maqedoni, përmes rrjetit të saj personal kolporterik.

Koncepti i gazetës është që të përpunohen lajme dhe tema nga politika, ekonomia, kultura, jeta shoqërore, sporti, shoubizi, e gjithë ajo që paraqet sfidë për publikun. Redaksia e gazetës “Nezavisen vesnik” është kombinim i gazetarëve me përvojë dhe gazetarëve të rinj.

“Do të ketë tema aktuale, të përpunuara nga gazetarë, nga aspekte të ndryshme, mendime të ndryshme, analiza të thella, mendime, nga perspektiva për të cilat mendojmë se duhet të fitojnë publicitet. ‘E pavarur’ do të jetë e pasuruar me opinione dhe kolumna të ndryshme, por edhe figura të reja në skenën shoqërore në vend. Politika redaktuese është pasqyruar me sloganin tonë: Lexo të vërtetën, qëndro i pavarur!”, paralajmëroi  kryeredaktorja e “Nezavisen vesnik” Sllobodanka Jovanovska.

“Nezvisen vesnik” do të dalë pesë ditë në javë, nga e hëna deri të enjten në 16 faqe, ndërsa numri i së premtes do të jetë në 24 faqe, me atë që në të gjitha botimet do të ketë tre faqe në gjuhën angleze.

Gazeta është falas, ndërsa për fillim qytetarët do të mund ta marrin kopjen e tyre ditore në më shumë udhëkryqe dhe vende të frekuentuara në shtet. Sipas paralajmërimeve, së shpejti gazeta do të gjendet edhe në rrjetin tregtar, në objekte të shitjes me pakicë, kiosqe, hotele, restorante, kafene dhe kudo që do të ketë interes për gazetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button