Martesa Jolie-Pitt, gjatë verës në Francë

Tashmë që Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë zyrtarisht të fejuar, vëmendja më e madhe është përqëndruar në organizmin e eventit.
 
Sipas disa faqeve amerikane të internetit që merren me botën e gossip, dy yjet e Hollivudit kanë planifikuar të organizojnë martesën e tyre në vilën gjigante që kanë në jug të Francës.
 
Martesa me një ceremoni private ku ende s’dihet sa të ftuar janë, pritet të zhvillohet gjatë verës së këtij viti dhe kjo me qëllim që më pas të spostohen në Angli për dy vite së bashku me fëmijët e tyre.
 
Mes të ftuarve priten të jenë 200 deri në 300 persona dhe me siguri të pranishëm do të jenë Matt Damon, George Clooney, Johnny Depp dhe Tom Cruise./hollywoodlife

Lajme të ngjashme

Back to top button