Ftesë për bloguesit e rinj dhe aktivistët në internet: aktivizohuni kundër diskriminimit në internet

Sektori për të rinj i Këshillit të Evropës i fton të gjithë bloguesit e rinj dhe aktivistët në internet, që janë të brengosur për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut, përdorimit të fjalorit të urrejtes në internet, diskriminimit dhe racizmit, të aplikojnë në kursin për trajnim që do të zhvillohet brenda muajve maj dhe dhjetor 2012, ku bën pjesë edhe një seminar që do të mbahet në periudhën prej 20 deri në 27 maj 2012, në Qendrën evropiane për të rinj në Budapest, si fazë e parë në inkuadrimin e tyre në një fushatë afatgjate kundër racizmit, ksenofobisë dhe diskriminimit.

“Njerëz të rinj në luftë kundër përdorimit të fjalorit të urrejtes në internet” është projekti i sektorit për të rinj i Këshillit të Evropës, i cili do të realizohet prej vitit 2012 deri në vitin 2014. Projekti ka për qëllim që të rinjve dhe organizatave rinore t’ua mundësojë shkathtësitë për njohje dhe veprim kundër shkeljeve të tilla të të drejtave të njeriut. Ky është një projekt kundër përdorimit të fjalorit të urrejtjes, racizmit dhe diskriminimit gjatë të shprehurit të të rinjve në internet. Projekti ka për bazë një kurs për trajnim dhe një fushatë nëpërmjet internetit, dhe angazhohet për veprim dhe intervenim.

Aplikacionet duhet të dorëzohen deri më 19 prill 2012. /coe.net

Lajme të ngjashme

Back to top button