Marina Vjollca përlotet në skenën e “C’est la vie”

“C’est la vie”, pasi ndërpreu në mes transmetimin të dielën e shkuar pas ndarjes së papritur nga jeta të kompozitorit Aleksandër Lalo, ishte menduar që të vijohej këtë të diel edhe me një puntatë tjetër të regjistruar së bashku me mjeshtrin Lalo. Por produksioni, gjatë kësaj jave ka menduar që mbrëmja e sotme të jetë një natë homazhi për mjeshtrin e madh dhe këngët e sotme me artistët e spektaklit, nga e gjithë krijimtaria e tij e panumërt, shkruan Class.

Në çelje të spektaklit, pesha më e rëndë i ra Marinës, e cila, e përfshirë nga emocionet e forta, tha se kjo natë do të jetë e vështirë pa të: “Është e vështirë ta mendosh që kjo mbrëmje do të zhvillohet sonte…”, tha Marina e mbytur nga emocionet.

Dhe ashtu, e përlotur, moderatorja vijoi: “Sonte e zhvillojmë këtë mbrëmje pa prezencën e të madhit Aleksandër Lalo, pa prezencën e një artisti që publiku shqiptar e ka dashur shumë. Ishim mësuar ta shihnim aty, por sonte ai na mungon shumë, i mungon plejadës së shkëlqyer të kompozitorëve, i mungon ekranit. Sidoqoftë, do të jetë prezent me krijimtarinë e shkëlqyer që na la, ai do të jetë prezent me muzikën e tij, me këngët e tij të bukura” – tha Marina.

Më pas, moderatorja tha se kjo do të jetë një natë homazh, e gjitha dedikuar dhe realizuar për nder të Aleksandër Lalos.

“Kur ishim bashkë ne të dy”, “Gabimi i Mirelës”, “Kur ishim të vegjël”, “Zgjodha njeriun” etj. janë sjellë në skenën e “C’est la vie” nga artistët pjesëmarrës të këtij spektakli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button