Pas javësh pritje, shpërthen vullkani në malin e ishullit turistik, banorët ikin nga shtëpitë (VIDEO)

as disa javësh pritje, vullkani i malit Agung në ishullin indonezian të Balit ka shpërthyer për herë të dytë në më pak se një javë, duke gjuajtur shtëllunga hiri në shumë se 1 500 metra në ajër.

Ky është shpërthimi i dytë brenda javës dhe më i fuqishëm se ai i së martës. Shpërthimi ka shkaktuar anulimin apo ndryshimin e destinacioneve për shumë kompani ajrore.

“Turizmi në Bali është ende i sigurt, përveç në rrezik (zonë) rreth malit Agung,” tha në një deklaratë Agjencia e Fatkeqësive të Indonezisë (BNPB).

“Nuk ka pasur një rritje të aktivitetit sizmik dhe vullkanik pas shpërthimit të së martës deri në këtë pasdite”, thuhet në deklaratë.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në muajt e fundit mbi frikën e shkatërrimit të mundshëm që shpërthimi mund të sjellë.

Më shumë se 1,000 vetë u vranë kur mali shpërtheu më parë në vitin 1963.

Me gjithë anulimet, JA Barata, një zëdhënës i Ministrisë së Transportit në Indonezi, tha se fluturimet brenda dhe jashtë Balit mbetën “normale”.

“Udhëzimi taktik për avionët e nisjes dhe mbërritjes është aplikuar. Kjo nuk ka rrezikuar asnjë fluturim”, tha ai, sipas Reuters.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button